E diel, 15 Maj, 2022
No menu items!
spot_img

Braçe apel shqiptarëve: Vaksinohuni, virusi po qarkullon vetëm mes të pavaksinuarve

Duhet lexuar

spot_img
Zv.kryeministri i Shqipërisë Erion Braçe për shkak të rritjes sot të numrit të të infektuarve me COVID-19 i ka bërë apel qytetarëve të vaksinohen, pasi virusi po qarkullon vetëm mes të pavaksinuarve.
Braçe gjithashtu bën të ditur dhe numrin e vaksinimeve sot në Divjakë dhe Lushnjë.
“Sot-deri tani, në Divjakë arritëm ne 118 vaksinime, në Lushnjë arritëm në
307 vaksinime. Shumë mirë e në rritje nga dje, por pak sërish”, tha Braçe.
“Ndërkohë që dita shënoi rritje te infektimeve, duhet patjetër ti përgjigjemi shpejt me rritje te vaksinimeve. Mos e neglizho. Mund të infektohesh kudo dhe kurdo nëse nuk je vaksinuar. Virusi po qarkullon vetëm mes të pavaksinuarve”, apelon Braçe.
spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Përleshje mes kosovarëve në Zvicër, plagosen burrë e grua

Një burrë dhe një grua kanë mbetur të plagosur në një konflikt mes disa kosovarëve, që ka ndodhur sot rreth...

Më shumë artikuj si kjo