E enjte, 11 Gusht, 2022
No menu items!
spot_img

Bill Gates shpreson që ‘bota do t’i kthehet normalitetit’ deri në fund të vitit 2022

Duhet lexuar

spot_img

Bill Gates shprehet se ende ka shpresë që bota do t’i “kthehet plotësisht normalitetit” deri në fund të vitit 2022.

Sipas medieve të huaja , sipërmarrësi theksoi se SHBA-ja së shpejti duhet të ketë vaksina të tepërta të coronavirusit për t’i ndarë me vendet e tjera.

Mirëpo, 65-vjeçari tha se ishte i shqetësuar se bota nuk do të mësonte mësimet e pandemisë së COVID-19 për t’u përgatitur për shpërthimet e sëmundjeve globale në të ardhmen.

I pyetur nga Sky News nëse ai shpresonte që bota do t’i kthehej plotësisht normalitetit deri në fund të vitit 2022, Gates u përgjigj se “po”.

Ndryshe, deri më tani janë regjistruar globalisht më shumë se 146 milionë raste me coronavirus, si dhe 3.1 milionë viktima.

Vendi më i goditur në botë nga pandemia është SHBA-ja e cila ka regjistruar 32 milionë raste, megjithëse rritje rekorde ditore ka regjistruar së fundmi edhe India.

spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Përleshje mes kosovarëve në Zvicër, plagosen burrë e grua

Një burrë dhe një grua kanë mbetur të plagosur në një konflikt mes disa kosovarëve, që ka ndodhur sot rreth...

Më shumë artikuj si kjo