Joe Biden, presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, tha sot se protestat e anëtarëve të lëvizjes “Black Lives Matter” përpara Capitol Hill do të ishin trajtuar krejtësisht ndryshe nga ajo e mbështetësve të Donald Trumpit, duke e quajtur atë të papranueshme.
Demokrati tha se një nga nipërit e tij, Finnegan, i dërgoi atij një mesazh dje duke theksuar se qindra ushtarë e ruanin Memorialin e Lincolnit verën e kaluar ndërsa protestuesit demostruan për vrasjen e George Floydt.
Ai paralajmëron se niveli i sigurisë rreth National Mall, ndërsa mbështetësit e Trumpit shkaktoi kaos në ndërtesën e Kongresit Amerikan, ishte shumë më e ulët.
“Askush nuk mund të më thotë se nëse dje do të protestonin “Black Lives Matter”, ata do të trajtoheshin ndryshe nga mënyra se si u trajtua turma e banditëve që sulmuan Capitolin”, tha Biden.
“Ne të gjithë e dimë që kjo është e vërtetë. Dhe kjo është e papranueshme. Krejtësisht e papranueshme” tha ai. Biden i quajti “terroristë të brendshëm” personal që demoluan Capitol Hillin.