E mërkurë, 29 Qershor, 2022
No menu items!
spot_img

Biden: E vetmja pandemi që kemi është midis të pa-vaksinuarve

Duhet lexuar

spot_img

Presidenti amerikan, Joe Biden, thotë se e vetmja pandemi që kemi është midis personave të pa-vaksinuar, raporton AP.

“Shikoni, pandemia e vetme që kemi është midis të pa-vaksinuarve”, tha Biden të premten, duke përsëritur komentet e bëra më herët gjatë ditës nga Rochelle Walensky, drejtoreshë e Qendrës amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Rastet e COVID-19 janë trefishuar gjatë tre javëve të fundit, derisa shtrimet në spital dhe vdekjet po rriten mes njerëzve të pa-vaksinuar.

Numrat në rritje po nxiten nga ‘burimet’ e infeksionit midis më shumë se 90 milionë amerikanëve të kualifikuar që ende nuk janë vaksinuar.

Katër shtete në SHBA me norma të ulëta vaksinimi përbënin 40 për qind të rasteve të reja javën e kaluar, dhe gati gjysma e tyre vinin vetëm nga Florida.

Ndryshe, bazuar në të dhënat e Worldometer, SHBA-ja ka regjistruar deri më tani 34.9 milionë raste me coronavirus, derisa numri i viktimave u rrit në 624 mijë.

spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Përleshje mes kosovarëve në Zvicër, plagosen burrë e grua

Një burrë dhe një grua kanë mbetur të plagosur në një konflikt mes disa kosovarëve, që ka ndodhur sot rreth...

Më shumë artikuj si kjo