E premte, 5 Mars, 2021
No menu items!

Biden: Çdo amerikan do të vaksinohet deri në korrik

Duhet lexuar

Nuk ka cunami në Zelandën e Re, publikohen pamjet e dallgëve që kishin frikësuar banorët

Agjencia për situata emergjente në Zelandën e Re, ka tërhequr paralajmërimin për një cunami të mundshëm pas një serie...

Diego Forlan: Barcelona gaboi me Suarezin, sikurse Real Madridi me Ronaldon

Ish sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Forlan, ka folur për Luis Suarezin, duke thënë se Barcelona nuk është dashur...

Oda e Hotelerisë: Sallat e dasmave të hapen në prill

Oda e Hotelerisë e Kosovës, ka paralajmëruar mosrespektim të masave eventuale  të cilat kufizojnë punën e tyre, duke kërkuar...
Html code here! Replace this with any non empty raw html code and that's it.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se të gjithë amerikanët do të kenë qasje në vaksinat kundër coronavirusit deri në fund të korrikut.

Biden parashikoi më herët se vaksinat mund të jenë në dispozicion për të gjithë deri në pranverë, por Shtëpia e Bardhë e shtyu datën për shkak të vështirësive në disponueshmërinë e vaksinave dhe në mundësitë për t’i dhënë ato.

“Deri në fund të korrikut do të kemi 600 milionë doza, të mjaftueshme për të vaksinuar çdo amerikan”, tha Biden në takimin e parë me votues, prejse ka marrë detyrën në muajin janar.

Ai tha se do që shkollat të rihapen më shpejt dhe se mbështet vaksinimin e mësimdhënësve me prioritet.

Biden tha se SHBA-ja ka ende rrugë të gjatë përpara për të arritur imunitetin e tufës dhe për të lejuar rikthimin e jetës në normalitet.

Numri i rasteve të reja me coronavirus në SHBA është në rënie, por vazhdon të mbetet në dhjetëra mijëra në ditë.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i viktimave të martën ka qenë pak më pak se 1,000.

Coronavirusi ka vrarë mbi 487,000 njerëz në të gjithë SHBA-në.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Nuk ka cunami në Zelandën e Re, publikohen pamjet e dallgëve që kishin frikësuar banorët

Agjencia për situata emergjente në Zelandën e Re, ka tërhequr paralajmërimin për një cunami të mundshëm pas një serie...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -