Besart Dreshaj, kandidati për deputet nga radhët e LDK-së me numrin 37, mirëpriti në LDK, Msc. Kushtrim Blakaj.
Dreshaj përmes një postimi në Facebook, tha se është nder dhe kënaqësi t’i urojë mirëseardhje një njeriu siç është Kushtrim Blakaj.
Postimi i plotë i Besart Dreshaj-t:
Nder dhe kënaqësi ta mirëpres në shtëpinë e madhe, në LDK, Msc. Kushtrim Blakaj.
E falenderoj nga zemra për gatishmërinë e tij për ta përkrahur garën time për deputet.
Nga sot, në LDK, Kushtrimi është në shtepinë e tij. Jemi bashkë!
Shteti.Shtet. #LDK132
#besartdreshaj37✔️
Ai këtij postimi ja ka bashkangjitur edhe 2 fotografi.