E mërkurë, 21 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Bentley prodhon veturën e 200,000-të për 102 vjet

Duhet lexuar

spot_img

Prodhuesi luksoz britanik i veturave, Bentley, i cili është nën pronësinë e Volkswagen Group, ka prodhuar veturën e 200,000-të në historinë e vet 102 vjeçare. Bentley është themeluar në vitin 1919.

Vetura jubilare është Bentayga Hybrid e prodhuar enkas për një klient nga Kina. Në foto krahas Bentaygës jubilare shihet edhe modeli EXP 2 i vitit 1920, Bentley më i vjetër i mbijetuar.

Duhet theksuar se Volkswageni mori pronësinë e plotë të Bentleyt në vitin 2003 dhe se në 18 vjetët e fundit ka prodhuar 155,582 vetura, ndërsa në 84 vjetët Bentley ka prodhuar vetëm 44,418 vetura.

Më së shumti janë prodhuar këto modele: Continental GT – 80,000 njësi; Flying Spur – 40,000 njësi; si dhe Bentayga – 25,000 njësi.

 



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

90 për qind e të rriturve kanë këtë problem të zakonshëm shëndetësor por nuk e kuptojnë – ja cilat janë simptomat

A e dini se çfarë po ndodh me veshkat tuaja? Nëse nuk jeni të sigurt, nuk jeni vetëm. Sipas hulumtimit...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img