E mërkurë, 29 Qershor, 2022
No menu items!
spot_img

Befasitё nё ‘Rock ‘N Roll Hall of Fame’ 2021

Duhet lexuar

spot_img

Salla e Famës e Rock & Roll-it (Rock ‘N Roll Hall of Fame) zbuloi kёtё javё të rinjtё e saj në edicionin 2021, duke shënuar kёshtu grupin më të larmishëm sipas zhanrit muzikor në historinë e organizatës, saqё Jay-Z do të futet në ‘Sallën e Famës të muzikёs Rock & Roll’, ndёrsa Iron Maiden me karrierё 46 vjeçare nuk pranohen.

Artistët osa grupet për të qenë tё kualifikuar për t’u futur në ‘Sallën e Famës’, duhet qё të kenë lëshuar albumin e tyre të parë, EP ose single të paktën 25 vjet para vitit të nominimit, dhe Jay-Z kishte plotёsuar kёtё kriter, ai kishte lansuar albumin e tij debutues, “Reasonable Doubt”, në vitin 1996.

“Kjo klasë e larmishme e tё induktuarve të talentuar pasqyron angazhimin e vazhdueshëm të ‘Sallës’ për të nderuar artistët muzika e të cilëve krijoi tingullin e kulturës rinore”, tha John Sykes, kryetari i Rock and Roll Hall of Fame Foundation në një deklaratë.

Nё anёn tjetёr, shefi i ‘Rock And Roll Hall of Fame’ ka mbrojtur përjashtimin e grupit Iron Maiden nga lista e të induktuarve të këtij viti, transmeton revista e njohur ‘Metal Hammer’.

“Nuk ka dyshim që ata janë një grup me ndikim”, thotë presidenti i Hall of Fame Greg Harris, ndërsa Gene Simmons nga grupi Kiss përshkruan përjashtimin e Iron Maiden nga kjo ‘sallё’ si “të neveritshёm”.

Duke folur në stacionin radiofonik amerikan WBAB, Greg Harris tha: “Nuk ka dyshim se [Maiden] janë një grup me ndikim dhe mbresёlёnёs, dhe kjo është arsyeja pse ata u nominuan këtë vit, së bashku me 15 artistë dhe akte të tjerë… Pra, ne nuk po pyesim, ‘A janë ata një grup i rëndësishëm, a janë ata me ndikim dhe mbresёlёnёs?’ ”

Maiden nuk ishte grupi i vetёm rock ose metal që humbi këtë vit, Rage Against The Machine gjithashtu nuk arriti të hynte nё listën e të induktuarve.

“Të gjithë kanë të preferuarit e tyre, të gjithë kanë artistë të ndryshëm që kanë ndikuar tek ata ose kanë ndikuar në artistë të tjerë,” tha ai. “Kështu që, nëse e shikoni këtë listë, mund ta bëni rastin për të gjithë këta njerëz, ashtu si njerëzit e bëjnë këtë rast për Iron Maiden.”

Bassisti i Iron Maiden, Steve Harris gjithashtu iu përgjigj kёsaj duke sugjeruar që organizata duhet të riemërtonte veten nё ‘Music Hall of Fame’, duke pasur parasysh që ata po fusin artistë nga zhanre të tjera përveç muzikёs rock’n’roll dhe pop. “Unë mendoj se [njerëzit] duhet të zgjerojnë mendimin e tyre për rock’n’roll”, tha ai. Rock’n’roll kurrë nuk ka qenë vetëm: katër djem të dobët me flokë të gjata dhe kitare! Gjithmonë ka qenë e larmishme.

Gjithashtu ka pas reagime nga adhurues tё shumtё tё muzikёs metal e sidomos tё grupit Iron Maiden, duke bёrё qё shumё nga ta, tё ndahen tё pakёnaqur me pёrzgjedhjen e kandidatёve.

Pra, lista pёrfundimtare plotёsohet me gjashtë artistë tё rinjё që do të futen nё kёtё ‘sallё’, e ata janë: Tina Turner, Foo Fighters, Jay-Z, Todd Rundgren, The Go-Go’s dhe Carole King.

Çmimin ‘Ahmet Ertegun’ e ka fituar, artisti amerikan 90 vjeçar, Clarence Avant, i njohur ndryshe si “The Black Godfather”. Pёrndryshe Ahmet Ertegun ka qenё themeluesi i kёsaj ‘salle’ nё vitin 1983.

Çmimi i Përsosmërisë Muzikore (Musical Excellence Award) i ёshtё dhёnё artistёve LL Cool J, Billy Preston dhe kitaristit tё ndjerё heavy metal Randy Rhoads.

Çmimi i Ndikimit të Hershëm (Early Influence Award) i ёshtё dhёnё artistёve, respektivisht grupit elektronik gjerman Kraftwerk, poetit tё ndjerё Gil Scott-Heron dhe kitaristit tё viteve tё 20-ta, Charley Patton, ku shumё e konsiderojnё “Father of Delta Blues”.

Votimi i 16 kandidatëve të këtij viti ishte më femërori në historinë e më shumë se 30-vjeçare të organizatës. Shtatë gra ishin në kërkim të hyrjes, përfshirë Mary J. Blige, Chaka Khan, Kate Bush dhe Dionne Warwick. Tё nominuarit tjerё qё nuk arritёn tё hyjnё nё kёtё ‘sallё’ janё Iron Maiden, Fela Kuti, Rage Against the Machine, LL Cool J, Devo dhe The New York Dolls me tё cilёt përfunduan të nominuarit.

Ceremonia e 36-të vjetore e induksionit të Rock & Roll Hall of Fame do të zhvillohet të shtunën e 30 tetorit 2021 në orёn 8 tё mbrёmjes në Rocket Mortgage Fieldhouse në Cleveland, Ohio, SHBA, ndёrsa do të transmetohet në HBO dhe do të jetë në dispozicion për t’u transmetuar në HBO Max në një datë të mëvonshme. (HBO është në pronësi të kompanisë mëmë të CNN.)

SourceUSA Today
spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Përleshje mes kosovarëve në Zvicër, plagosen burrë e grua

Një burrë dhe një grua kanë mbetur të plagosur në një konflikt mes disa kosovarëve, që ka ndodhur sot rreth...

Më shumë artikuj si kjo