E shtunë, 19 Qershor, 2021
No menu items!
spot_img

BE-ja miraton vaksinën Pfizer-BioNTech për fëmijët nga mosha 12 deri në 15 vjeç

Duhet lexuar

spot_img

Vaksina Pfizer-BioNTech është e para në Bashkimin Evropian që miratohet për përdorim tek fëmijët e moshës 12-15 vjeç.

Sipas medieve të huaja, rafi, para kësaj, inokulimet kundër COVID-19 kishin qenë në dispozicion vetëm për ata të moshës 16 vjeç e lart.

“Komiteti i barnave nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka miratuar sot përdorimin e vaksinës nga Pfizer-BioNTech e quajtur Comirnaty, për adoleshentë nga mosha 12 deri në 15 vjeç”, tha Marco Cavaleri, Kreu i Strategjisë për Kërcënimet Biologjike të Shëndetit dhe për Vaksinat.

“Vaksina ishte tashmë e autorizuar tek njerëzit nga mosha 16 vjeç e lart dhe tani kemi të dhëna që tregojnë se vaksina është e sigurt për personat nga mosha 12 deri në 15 vjeç”, u shpreh ai.

EMA, e cila është përgjegjëse për vlerësimin dhe mbikëqyrjen e produkteve medicinale në BE, arriti në përfundimin se përfitimet nga vaksina e Pfizer për këtë grupmoshë tejkalojnë rreziqet; por gjithashtu tha që për shkak të numrit të kufizuar të fëmijëve të përfshirë në studim, testimi nuk arriti të zbulojë efekte anësore të rralla.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Ferrari SF90 vjen si frymëzim për atlete

Puma dhe Ferrari kanë një produkt të përbashkët. Emri i tij është ION F, dhe është një atlete e frymëzuar...

Më shumë artikuj si kjo