E mërkurë, 19 Janar, 2022
No menu items!
spot_img

BE-ja kërkon inspektimin e prodhimit të vaksinës antiCOVID në Belgjikë

Duhet lexuar

spot_img

Komisioni Evropian ka urdhëruar autoritetet belge të inspektojnë prodhimin e vaksinës antiCOVID të AstraZenecas në një fabrikë në Belgjikë, ku problemet kanë çuar në mungesë të theksuar të furnizimit me të.

Agjencia Federale e Belgjikës për Barnat dhe Produktet Shëndetësore (FAGG) tha të enjten se ekzekutivi i BE, i cili ka koordinuar porositë e vaksinave për Bashkimin Evropian, kishte kërkuar një inspektim të rrjedhës së prodhimit.

Megjithatë, arsyet e inspektimit nuk u bën të ditura, kurse ato nuk i komentoi as Komisioni Evropian.

Në një përgjigjje për Reuters, FAGG tha se inspektimi do të bëhej edhe në vende të tjera që e prodhojnë atë vaksinë.

Ndryshe, AstraZeneca pritet të miratohet për përdorim të premten.

spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Përleshje mes kosovarëve në Zvicër, plagosen burrë e grua

Një burrë dhe një grua kanë mbetur të plagosur në një konflikt mes disa kosovarëve, që ka ndodhur sot rreth...

Më shumë artikuj si kjo