Bayern Munchen ka mposhtur FC Kolnin në kuadër të xhiros së 23-të të Bundesligës.
Bayern Munchen ka vazhduar me fitore, këtë radhë FC Koln ishte viktima e “Bavarezëve”.
Ishte fillimisht, Maxim Chupo-Moting i cili zhbllokoi shifrat në Allianz Arena në min (18′). Golin i dytë për Bayernin erdhi shpejtë, ishte Robert Lewandowski i cili dyfishoi rezultatin në min (33′), duke shënuar golin e tij të 28-të në Bundesliga.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të Bayernit.
Në pjesën e dytë, mysafirët rrezikuan dhe arritën të shënojnë. Ishte Skhiri i cili shënoi në min (49′).
Lewandowski shënoi prap në min (65′), ky ishte goli i tij i dyte personal në këtë ndeshje.
Goditjen përfundimtare e dha Serge Gnabry me dy golat e tij, përkatësisht ai shënoi në min (82′) dhe (86′).
Rezultati përfundimtar, Bayern Munchen 5-1 FC Koln.