E shtunë, 19 Qershor, 2021
No menu items!
spot_img

Bashkëshortja e El Chapos, Emma Coronel Aispuro pranon fajësinë për akuzën e drogës

Duhet lexuar

spot_img

Gruaja e “zotit të drogës”, meksikani Joaquin “El Chapo” Guzman, Emma Coronel Aispuro, u deklarua fajtore për ndihmën që i dha burrit të saj.

Ajo u paraqit në seancën dëgjimore para gjykatësit, Rudolf Contreras në gjykatën federale në Uashington, ku u deklarua fajtor për tre pika – komplot për shpërndarjen e drogës, komplot për pastrim parash dhe komplot për të ndihmuar kartelin e drogës Sinaloa, raportoi bbc.

Si pjesë e marrëveshjes për pranimin e fajësisë, ajo gjithashtu pranoi se kishte marrë pjesë në një komplot që synonte të ndihmonte burrin e saj të arratisej nga burgu meksikan në vitin 2015.

Coronel përballet me një dënim të përjetshëm vetëm për shpërndarjen e drogës, ndërsa dy akuzat e tjera mbajnë dënime maksimale me burg, përkatësisht 20 dhe 10 vjet.

Ndryshe, El Chapo është duke vuajtur një dënim të përjetshëm në Shtetet e Bashkuara.

spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Ferrari SF90 vjen si frymëzim për atlete

Puma dhe Ferrari kanë një produkt të përbashkët. Emri i tij është ION F, dhe është një atlete e frymëzuar...

Më shumë artikuj si kjo