E diel, 18 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Barcelona është e pandalshme në vitin 2021: 37 pikë nga 39 të mundshme

Duhet lexuar

spot_img

Barcelona është në rritje. Që nga viti 2021 ata kanë treguar qëndrueshmëri në La Liga dhe ata kanë lënë mbrapa fillimin e tyre të dobët të sezonit.

Tani, ata po qëndrojnë si hije e Atletico Madrid, epërsia e të cilit në krye është zvogëluar në katër pikë.

Ky rikthim është falë asaj që Barcelona ka bërë në 13 ndeshjet e fundit – duke fituar 12 dhe duke barazuar vetëm një.

Barcelona është e pamposhtur në La Liga këtë vit kalendarik. Ndeshja e vetme që ata nuk fituan erdhi kundër Cadiz më 21 shkurt. Një fitore 6-1 në Real Sociedad të dielën në mbrëmje sapo erdhi si prova e fundit se ata janë skuadra më e mirë në Spanjë për momentin.

Po ashtu, ata mundën Granadan 4-0, Alavesin 5-1 dhe Huescan 4-1 javët e fundit.

Afër perfeksionit në vitin 2021

Atletico Madrid dhe Real Madrid kanë lëshuar më shumë pikë sesa Barcelona në vitin 2021.

Los Rojiblancos kanë fituar nëntë, kanë barazuar katër dhe kanë humbur një nga 14 ndeshjet e tyre që nga fundi i vitit. Skuadra e Zinedine Zidanes, ndërkohë, ka fituar tetë, barazuar tre dhe ka humbur një nga 12 takimet e tyre.

Ronald Koeman ka arritur të gjejë qëndrueshmëri dhe një formacion të preferuar, pavarësisht problemeve të katalanasve me lendimet.

Lionel Messi duket se do të fitojë çmimin Pichichi (golashënuesi më i mirë) këtë sezon, pasi ai tashmë ka 23 gola.

Pas pushimit ndërkombëtar, Barcelona takohet me Real Valladolid dhe Real Madridin.

 



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit sot kreu fluturimin e parё

TV Klan nga Shqipёria sot lajmёroi se ёshtё inauguruar Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Zayed-Flatrat e Veriut” si dhe është...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img