E shtunë, 27 Shkurt, 2021
No menu items!

Banorët e Taslixhes ankohen tash e pesë ditë pa energji elektrike.

Duhet lexuar

Këto janë gjëra që Hyundai i ri mund ti bëjë, kurse Tesla jo

Arritja e një makine të re elektrike pak më serioze do të thotë që shumë do ta krahasojnë atë...

The Guardian: “Europianët po i shmangen vaksinave”

Vaksinat anti-COVID janë një mrekulli mjekësore. Pas ujit të pastër, vlerësohet se vaksinat kanë shpëtuar më shumë jetë se...

ATK për rastin e “Subvencioni 2021”: Do t’i hetojmë të gjitha bizneset dhe personat e përfshirë

Nga aksioni policor “Subvencioni 2021”, që nisi të mërkurën në disa lokacione të Kosovës, janë arrestuar 21 persona deri...
Html code here! Replace this with any non empty raw html code and that's it.

Në këto ditë të ftohta dimri, banorët e Taslixhes në Prishtinë tash e sa ditë kanë mbetur pa rrymë. Vetë banorët e kësaj ane, tregojnë se mungesa e energjisë elektrike po ua pamundëson edhe ngrohjen, ndërkohë që shumë nga pajisjet në shtëpi iu janë prishur.

Qindra thirrje kanë pasur banorët e rrugës “Naser Hajrizi” për Kompaninë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike-KEDS, ndërkohë që tash e pesë ditë ende nuk është rregulluar problemi që kanë ata.

Lulzim Sahiti, i cili banon në rrugën “Naser Hajrizi”, thotë se që nga e diela e javës së kaluar kanë telashe me energji elektrike. Siç tregon për KosovaPress, ai vetë ka telefonuar edhe Policinë e Kosovës, meqë thotë se janë të rrezikuar.

“Dy faza nuk kemi edhe ajo fazë kur vjen, vjen shumë e vogël. Jemi shumë të rrezikuar. KEDS-in e kena thirr nja 500 herë, veç unë e kam thirr 50 herë vet. I kena thirr edhe policinë, vijnë e hapin trafon, shkojnë kurgjo hiç… Krejt i kemi lajmëruar. KEDS-in vetëm familja jem e ka thirr më shumë se 50 herë, krejt lagjja e ka thirr. Vijnë e hapin trafon, u shkri siguresa, kurgjo nuk bëjnë”, tregon ai.

Për më tepër, ai thotë se askush nuk po i informon se kur mund të zgjidhet ky problem, ndërkohë tregon se shumë banorëve të kësaj ane, iu janë prishur pajisjet si pasojë e mos-furnizimit me energji elektrike.

“Kur thirri në KEDS thonë po e lajmërojmë rastin, e kjo është bërë si vjershë. Edhe vijnë ata thonë ne nuk mundemi me rregulluar, vjen tjetra ekip më profesionale, nuk vijnë hiç më”, shton ai.

Një gjë të tillë e thotë edhe Kadire Januzi, e cila tregon për Inkosoven , se tash e pesë ditë kanë problem me furnizimin me energji elektrike, ndërkohë që po e kanë të vështirë edhe ngrohjen në këto ditë të ftohta të dimrit.

“Nuk kemi pasur mbrëmë dhe parmbrëmë tërë natën… E lëshojnë një minutë, sa të kthehen ata me shkua, prapë del prej sistemit rryma… Është edhe ftohtë, me nxemje, me elemente shtëpiake që i kemi. Kjo një papërgjegjësi e tyre, sa vijnë e kyçin ata veç kthehen ajo prapë del prej sistemit. Jemi shumë banorë, jemi në terr”, tregon ajo.

I frustruar me këtë gjendje shprehet edhe Valton Januzi nga Taslixhja e Prishtinës. Ai thotë se mungesa e energjisë elektrike ia ka pamundësuar edhe punën e tij, të cilën e kryen nga shtëpia. Për më tepër thekson se i ka shkaktuar telashe edhe në pajisjet shtëpiake.

“Ka shumë kohë që po e kemi problem prej që e kanë ndërruar do të thotë trafon këtu. Po kemi ndërprerje të rrymës, mua sidomos po më shkakton problem në punë, sepse punoj home office, sot për shembull e kam humbur vendin e punës. Si po e rregullojnë pas 10 minutave prapë po ndërprehet. Ndonjëherë kemi ndonjë fazë, por po duhet me zgjat me kablla, po mundohemi diqysh.. Ushqimi që e kemi pasur nëpër friza, gjysmën e kemi hedhur”, tregon ai.

Në një përgjigje për Inkosoven , zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala tha se për shkak të ngrohjes masive me energji elektrike, janë duke u mbingarkuar asetet energjetike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Këto janë gjëra që Hyundai i ri mund ti bëjë, kurse Tesla jo

Arritja e një makine të re elektrike pak më serioze do të thotë që shumë do ta krahasojnë atë...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -