E mërkurë, 21 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Avni Dehari dhe Adelina Grainca pritet të udhëheqin seancën konstituive të legjislaturës së tetë

Duhet lexuar

spot_img

Brenda pak minutash pritet të fillojë seanca konstituive e legjislaturës së tetë e Kuvendit të Kosovës.

Kjo seancë do të udhëhiqet nga deputeti më i vjetër në moshë, e që në ketë legjislaturë është Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje. Gjithashtu, krahas Deharit do të jetë edhe deputetja më e re e zgjedhur në këtë legjislaturë Adelina Grainca nga Partia Demokratike e Kosovës,

Dehari kishte kandiduar për herë të parë për deputet, dhe është radhitur ndër më të votuarit në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 58 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës do të ketë 19 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të ketë tetë ulëse.

Ndërkaq, nga komunitetet, Lista Serbe ka fituar të dhjetë ulëset e garantuara. Dy ulëse ka fituar Partia Demokratike Turke e Kosovës. Nga një ulëse kanë fituar Koalicioni Vakat, Partia e Re Demokratike, Partia Gorane, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Iniciativa Rome, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës dhe Unioni Socialdemokrat.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Gërvalla dhe Bregu bisedojnë për krijimin e tregut të përbashkët rajonal

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla ka pritur sot në takim sekretaren e përgjithshme...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img