Lidhja Demokratike e Kosoves, e kandidati me numrin 68 Avdi Pireva shihet se në Gjilan kanë përkrahjen e shumë sportistëve.
Këtë gjë e bëri të ditur z. Pireva përmes profilit të tij personal në Facebook me anë të një postimi të cilit i’a bashkangjiti edhe disa fotografi.
Postimi i plotë i Avdi Pirevës:
Vërtet kënaqësi e veçantë kur i takon njerëzit me të cilët i ke kaluar ditët më të mira e më shumë se gjysmën e jetës me ta në rrugët, lokalet e fushat e futbollit të Gjilanit.
I emocionuar me prezencën e sportistëve elitar te Gjilanit, me tre të nderuarit,
“Nderi i qytetit” Shemsedin Abazi, Ismet Haziri e Agim Latifi e shumë bashkëlojtar, Vetoni, Adnani, Naseri, Coli, Sada, Sallahi e shumë kampion e bartës të barrës së sportit në Gjilan.
Përkrahje maksimale nga kolegët sportist te Gjilanit per LDK-në dhe ish bashkëlojtarin Avdi Pireva 68.






Avdi Pireva në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021 kandidon për deputet të Kuvendit të Kosovës me numrin 68, nga subjekti politik LDK, subjekt ky që mban numrin 132.