E hënë, 8 Mars, 2021
No menu items!

Avdi Pireva flet për vizitën që bëri Avdullah Hoti në degën e tretë të LDK-së në Prishtinë

Duhet lexuar

Bëhen ​10 vjet nga nisja e dialogut teknik Kosovë-Serbi

Bisedimet teknike në mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kanë filluar më 8 mars 2011. Deri te...

​“Kundër patriarkatit që vret”, sot marsh në Prishtinë

Me moton “Marshojmë kundër patriarkatit që vret” këtë vit në Kosovë do të shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas. Kolektivi “Marshojmë...

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas

Sot shënohet 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas, e njohur edhe si Dita e Nënës. Kjo ngjarje zë fill...

Kandidati për Deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, prof. Avdi Pireva, i cili mban numrin 68 në këtë listë, foli sot lidhur me vizitën që dega III e LDK-së në Prishtinë pati nga Kryeministri në detyrë z. Avdullah Hoti.

Avdi Pireva i cili edhe më herët ka thënë se do të jetë zëri i qytetarëve dhe i vendosur që me përkushtimin maksimal të përkrah me gjithë kapacitetin e tij intelektual, me përvojën e tij të gjatë në qeverisje të institucioneve publike, ngritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimin e shtetit, edhe sot e ceki se përmes punës dhe veprave do ta realizojë këtë qëllim.

‘Kryeministri Hoti, vizitoi Degën e Tretë të LDK-së. Degë me emër të madh, Dega e Presidentit Rugova. Degë me struktura të shkëlqyera, strukturë me shtrirje të madhe dhe shumë të bashkuar.’ shkroi Pireva në postimin e tij.

Ai ndër të tjera tha se kjo degë ka anëtarët dhe njerëzit më të devotshëm të Prishtinës.
‘Dega me kandidatët më të mirë në listë, me njerëzit më të devotshëm të Prishtinës.’

Prof. Avdi Pireva tha se kjo degë me punën e saj dhe aktivistëve të kësaj dege, LDK po synon fitore solide të partisë e poashtu edhe të vet Avdi Pirevës në zgjedhjet që do të mbahen të dielen e 14 shkurtit.

‘Entuziazmi, përkrahja e puna e madhe që po bëhët në degë siguron një fitore solide të LDK-së 132, por edhe fitorës sime si kandidati me nr. 68’ tha në fund të postimit, Avdi Pireva.

May be an image of 3 people and people standing

May be an image of one or more people and people standing

May be an image of 4 people, people standing and people sitting

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Bëhen ​10 vjet nga nisja e dialogut teknik Kosovë-Serbi

Bisedimet teknike në mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kanë filluar më 8 mars 2011. Deri te...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -