E hënë, 19 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Arrestohen 7 persona për bixhoz të paligjshëm në Pejë

Duhet lexuar

spot_img

Në Pejë janë arrestuar shtatë të dyshuar për “organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Policia ka njoftuar se të enjten policia ka kapur në flagrancë shtatë personat dhe ka shoqëruar në Stacionin Policorë në Pejë.

“Më, 08.04.2021, policia është njoftuar për një rast ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’ në rrugën ‘Beqir Idrizi’ Pejë. Patrulla policore i është përgjigjur njoftimit dhe në vendin e ngjarjes, në flagrancë ka arrestuar dhe shoqëruar shtatë të dyshuar në Stacionin Policor Pejë. Policia ka intervistuar shtatë të dyshuarit dhe po ashtu në cilësi të dëshmitarëve ka intervistuar edhe tre persona tjerë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, në koordinim me të cilin një i dyshuar është dërguar në mbajtje, kurse ndaj të tjerëve do të vazhdohet procedurë e rregullt. Po ashtu, Të gjithë personave të cilët kanë qenë në atë lokacion u janë shqiptuar edhe fletëparaqitje (gjoba, tiketa) bazuar në ligjin NR.07/L-006”, njofton Policia.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Armend Zemaj: Vitia duhet të dalë para qytetarëve dhe të japë një shpjegim

Ish Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka folur sot në lidhje me dështimin e Qeverisë Kurti në sigurimin e...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img