E shtunë, 19 Qershor, 2021
No menu items!
spot_img

Ariu ngec në shtyllën elektrike në Arizona, ekipet emergjente arrijnë ta zbresin në tokë pa pësuar ndonjë lëndim

Duhet lexuar

spot_img

Një ari ka ngecur në shtyllën e energjisë elektrike në Arizona të SHBA-ve, por ishin punonjësit e kompanisë që merret me distribuim që e zbritën në tokë, dhe që për fat të mirë nuk e kishte mbytur rryma.

Kompania amerikane ishte telefonuar, pasi kalimtarët e rastit kishin vërejtur një ari që kishte ngecur mes telave të shtyllës elektrike.

Me t’u telefonuar, ekipet u shfaqen në vendin e ngjarjes duke bërë të pamundurën që ta zbresin në tokë, pa pësuar ndonjë lëndim kjo kafshë e egër.

Megjithatë ajo çfarë nuk dihet është se si ky ari kishte mbërritur të ngjitet në shtyllën elektrike, dhe nëse ajo mund të ketë zbritur nga ndonjë zonë malore apo të ketë ikur nga kopshti zoologjik.

spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Ferrari SF90 vjen si frymëzim për atlete

Puma dhe Ferrari kanë një produkt të përbashkët. Emri i tij është ION F, dhe është një atlete e frymëzuar...

Më shumë artikuj si kjo