E shtunë, 6 Mars, 2021
No menu items!

Arian Konomi me lot në sy kujton luftën në Kosovë, thotë se Albin Kurti e strehoi në Prishtinë

Duhet lexuar

Biden duhet t’i ndihmoj Kosovës si dikur, BE-ja po punon kundër tyre

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih muajin e kaluar, Presidenti Joe Biden siguroi aleatët europianë se Amerika është rikthyer...

Kombinimet perfekte,6 çiftet më pasionante të zodiakut

Ekzistojnë disa çifte që duan që marrëdhënia e tyre të ecë në shtigje të qeta. Ata duan të qëndrojnë në...

Dega rrëzohet në tokë, ndërsa një grup muzikantësh performonin në park

Ky është momenti kur një grup muzikantësh patën një arratisje me fat kur një degë rreth 13 metra e...

Analisti i njohur, Arian Konomi, njihet në përgjithësi për paraqitjet televizive, përfshirë edhe punën ndër vite me shkrime të shumta.

Së fundmi ai ka qenë i ftuar në emisionin “Kojshia Show”, ndërsa ka zbuluar shumë të pathëna nga jeta e tij.

Ai ka rrëfyer kohën e luftës në Kosovë, teksa atëherë kishte punuar si gazetar për një media italiane.

“Albin Kurtin dhe Bujar Dugollin i kam njohur që atëherë kur ishin student, ata student me shpresa të mëdha. Në një moment mbeta keq në stacionin e autobusëve dhe kur shkova për të shkuar të Hotel Grandi ishte banda e Arkanit dhe ishin policia serbe dhe nuk po arrija të kontaktoja me Albinin se kisha ardhur por nuk kisha celular në atë kohë”, është shprehur ai.

Tutje Konomi shtoi: “Kisha një mënyrë për ta kontaktuar që ma kishte dhënë një italiane, por më ka shpëtuar një mik i imi Fadil Ismajli, po ta zbulonin se kisha pasaportë të Shqipërisë, jeta ime ishte në rrezik. Mund të më vrisnin serbët. Pastaj Albini më strehoi te një familje tek Kodra e Trimave që jam munduar ta kujtojë emrin dhe që atje kam lëvizur për në Prizren, Gjakovë e Pejë”, rrëfeu ai mes lotësh”.

Po ashtu, Konomi ka përmendur se shkrimin e parë ndërkombëtarë e kishte bërë pikërisht për UÇK-në.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Biden duhet t’i ndihmoj Kosovës si dikur, BE-ja po punon kundër tyre

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih muajin e kaluar, Presidenti Joe Biden siguroi aleatët europianë se Amerika është rikthyer...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -