E mërkurë, 21 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Ardian Gjini për Vetëvendosjen: Nëse duan të shkojmë në zgjedhje, shkojmë

Duhet lexuar

spot_img

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, është shprehur se ky subjekt politik nuk ka votë dhe as nuk do t’ia bëjë kuorumin Vjosa Osmanit për t’u votuat si Presidente e Kosovës.

Ai është shprehur se për këtë situatë është Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve që duhet të gjejë zgjidhje.

Partia fituese mund ta bëjë qeverinë qartë, por i duhen vota për presidentin dhe në këto rrethana partia fituese duhet të gjejë mënyrë për t’i gjetur votat që i mungojnë sepse nuk i ka fituar krejt – nuk e ka fituar të drejtën për ta zgjedhur presidentin”.

“Qëndrimi në sallë nënkupton votë për presidentin dhe AAK nuk ka votë të tillë”, është shprehur Gjini,

Gjini ka thënë në Edicionin Special se AAK është e gatshme për zgjedhje të reja.

“Nuk kemi frikë të shkojmë në zgjedhje. Kemi pasë performancën që s’e kemi dëshiruar në zgjedhjet e fundit. Edhe partia fituese duhet të nxjerr mësim nga zgjedhjet e fundit, pavarësisht rezultatit jashtëzakonisht të mirë që e kanë arritur. Zgjedhjet nuk janë të mira për asnjë parti, as për popullin, por nuk mendoj se ka argument që një parti [Lëvizja Vetëvendosje] t’i kërcënojë partitë tjera me zgjedhje. Nëse do tw shkojmë në zgjedhje edhe mund të shkojmë”.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Familja që la gjithçka për të udhëtuar nëpër botë me një furgon: Nuk është punë të punosh një vit të tërë për dhjetë ditë...

Stabiliteti zakonisht mendohet si ajo që është e palëvizshme dhe konkrete, si psh. një shtëpi, një punë rutinë, sende...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img