E enjte, 22 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Almeda Abazi rezulton pozitive me COVID-19, ndërsa Tolgahan Sayisman lirohet nga spitali

Duhet lexuar

spot_img

Aktorja e njohur, Almeda Abazi, është infektuar me COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, teksa tregoi se edhe familjarët e saj janë të prekur

Derisa falënderonte fansat për interesin e treguar për shëndetin e saj, Almeda tregoi se bashkëshorti i saj, Tolgahan Sayisman është liruar nga spitali.

Foto: Instastory

Ky i fundit pas ndërlikimeve me virusin ishte dërguar për trajtim të mëtutjeshëm, kurse tani po trajtohet në shtëpi.

“Po marr shumë mesazhe për situatën tonë dhe ju falënderoj të gjithëve për interesimin dhe shqetësimin tuaj. Për këtë arsye më duhet të bëj një shpjegim. Si rezultat i testimeve, mësuam se djali ynë Efehean, unë dhe gjithë anëtarët e tjerë të shtëpisë jemi pozitiv me Covid-19.

Tutje aktorja shtoi: “Meqë ra fjala, bashkëshorti im Tolgahan ka dalë nga spitali, trajtimi i tij vazhdon në shtëpi”.

Në fund të mesazhit, bukuroshja brune bëri thirrje tek ndjekësit që të kenë kujdes të shtuar.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Kampionati Botëror i Snookerëve 2021 nё Teatrin ‘Crucible’ nё Sheffield, Angli

Kampioni nё fuqi Ronnie O'Sullivan ka vendosur të mbrojë titullin e tij në Kampionatin Botëror t` Snooker, i cili...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img