E martë, 9 Mars, 2021
No menu items!

Alfa Romeo Giulia – vetura më e mirë e vitit 2021

Duhet lexuar

Grabitja me armë te liqeni i Badovcit, policia jep detaje

Dy persona janë plagosur me armë zjarri nga disa persona të maskuar. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka...

9,782 raste aktive me 1,655 të vdekur nga coronavirusi në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 73.635 raste nga 332.713...

Për 24 orë policia gjobiti 557 qytetarë për mosrespektim të Ligjit për Pandeminë

Qytetarët të cilët nuk janë duke i respektuar masat e marra nga institucionet shëndetësore e shtetërore për parandalimin e...

Vetura Alfa Romeo Giulia ka fituar një tjetër çmim prestigjioz, pasi u zgjodh si më e mira e vitit 2021 nga lexuesit e revistës gjermane “Auto Motor und Sport”.

Lexuesit votuan për sedanin sportiv italian në kategorinë e automjeteve të klasës së mesme dhe kjo është hera e katërt që e merr këtë çmim në pesë vitet e fundit.

Me 22 për qind të votave, Alfa Romeo Giulia tejkaloi 14 konkurrentë.

Ndërkohë, dy modelet e tjera të Alfa Romeos, Giulietta dhe Stelvio, zunë vendin e dytë, përkatësisht të tretë në kategoritë e tyre.

Kësisoj, gjiganti italian Alfa Romeo fitoi edhe çmimin për markën më të mirë për vitin 2021.

Në fakt, kjo është një mirënjohje e madhe nga adhuruesit gjermanë të veturave, duke pasur parasysh se shteti i tyre prodhon disa prej markave të më njohura të veturave në botë.

Më shumë se 101.000 lexues morën pjesë në edicionin e 45-të të garën “Makinat më të mira” të organizuar nga revista e veturave “Auto, Motor und Sport”.

Lexuesit ishin në gjendje të zgjidhnin mes 387 modeleve të ndara në 11 kategori. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt të enjten, dhe për herë të parë online.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Grabitja me armë te liqeni i Badovcit, policia jep detaje

Dy persona janë plagosur me armë zjarri nga disa persona të maskuar. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -