E mërkurë, 21 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Albin Kurti merr vaksinën antiCovid: Ftoj të gjithë qytetarët të vaksinohen

Duhet lexuar

spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar për media pasi ka marrë vaksinën kundër coronavirusit.

Kurti ka ftuar qytetarët që të vaksinohen.

“Si kryeministër i Kosovës, nuk jam këtu që të shfrytëzojë privilegjin për të marrë vaksinën i pari, por që t’i inkurajojë të gjithë qytetarët që të vaksinohen, meqenëse mbrëmë kanë ardhur kontingjenti i parë kundër virusit COVID-19. Do të kemi dhe vaksina tjera, do të përpiqemi maksimalisht që sa më shpejtë sa më shumë qytetarë të vaksinohen”, u shpreh Kurti.

Kurti tha se vaksinimi është i nevojshëm.

“Dhe me shembullin tim, dua të ju them të gjithë qytetarëve të vaksinohen dhe të heqin dilemat. Vaksinimi është i nevojshëm pasi që përballemi me një pandemi të vështirë”, u shpreh ai.

Gjithashtu, Kurti ka kërkuar nga qytetarët që të mbajnë maskat dhe të respektojnë masat kundër virusit.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Familja që la gjithçka për të udhëtuar nëpër botë me një furgon: Nuk është punë të punosh një vit të tërë për dhjetë ditë...

Stabiliteti zakonisht mendohet si ajo që është e palëvizshme dhe konkrete, si psh. një shtëpi, një punë rutinë, sende...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img