E diel, 16 Maj, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Agnelli: Nuk pendohem për transferimin e Ronaldos dhe emërimin e Pirlos

Duhet lexuar

spot_img

Andrea Agnelli ka diskutuar sezonin e Juventusit, duke thënë se ai nuk është penduar për Andrea Pirlo dhe Cristiano Ronaldon.

Presidenti i Juventusit dha intervista me mediumet Il Corriere dello Sport dhe La Repubblica para lajmit se të  gjashtë klubet angleze  – Manchester City, Chelsea, Arsenal, Manchester United, Liverpool dhe Tottenham – ishin tërhequr nga Superliga Evropiane.

Agnelli këmbënguli që UEFA dhe FIFA nuk po ndërmarrin ndonjë rrezik financiar, ndërsa klubet po bartin barrën ekonomike të shkaktuar nga pandemia.

Juventusi është i katërti në tabelën e Serie A, dy pikë më lart se Napoli i vendosur në vendin e pestë dhe do të përballen me Parmën në Allianz Stadium këtë mbrëmje.

Ai ka folur edhe për vendimet e tij në skuadër, ndër to edhe për Ronaldon dhe Pirlon, për të cilët thotë se nuk pendohet.

“Asnjëherë nuk jam penduar që kam nënshkruar me Cristiano Ronaldon, nëse mund të kthehem në kohë, do ta bëj përsëri dhe nuk jam penduar as për Andrea Pirlo”, ka thënë Agnelli.

Në gusht, ish-mesfushori u emërua trajner i Juventusit për të zëvendësuar Maurizio Sarrin, i cili kishte fituar titullin e Serie A në sezonin e tij të vetëm në klub.

spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Inxhinieri francez dhe i biri, me kostumin e Shkodrës

Inxhinieri francez Agostin Briott, së bashku me të birin shihen të veshur me veshje shkodrane në një foto të...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img