E diel, 16 Maj, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit sot kreu fluturimin e parё

Duhet lexuar

spot_img

TV Klan nga Shqipёria sot lajmёroi se ёshtё inauguruar Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Zayed-Flatrat e Veriut” si dhe është kryer fluturimi i parë me “Air Albania”, me pasagjerët e parë që udhëtonin nga Londra, ndonёse simbolik, kryeministri Edi Rama shtoi se së shpejti Aeroporti do të nisë me linjat e rregullta. Në këtë fluturim përpos pasagjerëve, ishte edhe kryeministri Rama bashkë me investitorin e Portit të Durrësit, Mohamed Alabar.

Duke e treguar arsyen e uljes më parë të avionit në aeroportin “Nënë Tereza, kryeministri Rama shtoi se: “Sipas gjithë rregullave të aviacionit ndërkombëtar çdo aeroport nga momenti kur bëhet operacional fillon si një aeroport lokal dhe ka një procedurë certifikimi për t’u bërë aeoroport ndërkombëtar e cila zgjat 50-60 ditë, dhe pasi bëhet aeroport ndërkombëtar, menjëherë do të fillojë një lëvizje që do të shkojë duke u rritur”.

Kryeministri Rama tregoi edhe arsyen se përse e kishte pagëzuar me emrin “Zayed – Flatrat e Veriut” aeroportin e Kukësit. Për Kryeministrin ai është kujtesë në nderim të Princit të Kurorës së Emirateve të Bashkuara, i cili vendosi qё në vitin 1999 të hapë dyert e këtij aeroporti për të strehuar shqiptarët e Kosovës, ndaj të cilëve kishte nisur spastrimi etnik nga regjimi serb.

Ndёrkohё Rama tha se nuk ka ndërmend të ndalet vetëm me ndërtimin e këtij aeroporti teksa foli për investime strategjike që do e kthejnë Shqipërinë nё 5-6 vitet e ardhshme në një qendër zhvillimi dhe punësimi.

 “Janë 4 porta nga qielli e 4 nga deti dhe dy porta për tregti, e kuptoni ç’a Shqipërie do kemi 4 vitet e ardhshme. Një paketë 10 miliardë Euro për të investuar në 5-6 vitet e ardhshme” – ёshtё shprehur Rama.



SourceTV Klan
spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Inxhinieri francez dhe i biri, me kostumin e Shkodrës

Inxhinieri francez Agostin Briott, së bashku me të birin shihen të veshur me veshje shkodrane në një foto të...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img