E diel, 16 Maj, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Adriana Matoshi: Kam hyrë në politikë, por nuk e kam lënë artin për asnjë moment

Duhet lexuar

spot_img

Ajo është njëra nga aktoret më të admiruara shqiptare që tashmë ka rrëmbyer zemrën e secilit.

Fjala është për artisten nga Gjilani, Adriana Matoshi, e cila përkundër sukseseve e karrierës së suksesshme profesionale së fundmi është futur edhe në politikë.

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në një intervistë te  dhënë  ka deklaruar se kjo nuk do të thotë që tashmë e ka lënë pas artin.

“Është e vërtetë unë jam rritë në frymë të artit, jam rritë duke menduar për aktrim duke luajtur role të mëdha dhe të vogla, jam rrit në teatër në skenë por kjo nuk do të thotë që e kam lënë artin për asnjë moment. E vërtetë që unë tash kam hyrë në politikë, nuk është që më pengon sa i përket profesionit tim, por po më motivon më shumë sepse jam këtu për mi ndihmuar tjerët në ato pika që ndoshta unë si aktore kom pas probleme”, tha Matoshi.

Adriana më tutje ka folur edhe për projektet e reja kinematografike, disa prej të cilëve janë në finalizim e sipër.

“Unë kam përfunduar një film të metrazhit të shkurtë me skenar personal, një skenar që më ka pëlqyer shumë. I kam përfunduar xhirimet tash pritet me hy në montazh, kam oferta edhe për filma të metrazhit të gjatë por për momentin pandemia na ka pamundësuar këtë gjë. Për momentin jam pjese e dy serialve vendore njëri është komedi tjetri dramë”, vazhdon ajo.

Aktorja e filmit “Zana” njoftoi se në maj lansohet një serial i ri, pjesë e të cilit janë edhe shumë aktorë të tjerë të njohur.

“Në mes të majit pritet të lansohet, është një nga serialet që nuk është realizuar më parë në Kosovë. Ka shumë tematika. Ka me pas shumë aktor ka me pas tema të ndryshme dhe ka me qenë shumë i kapshëm për publikun qysh në episodin e parë”, përfundon Adriana.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Inxhinieri francez dhe i biri, me kostumin e Shkodrës

Inxhinieri francez Agostin Briott, së bashku me të birin shihen të veshur me veshje shkodrane në një foto të...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img