E enjte, 22 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Abdixhiku: Zyrtarët e LDK-së treguan kulturë e shembull në dorëzimin e detyrave në qeveri

Duhet lexuar

spot_img

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka falënderuar të gjithë zyrtarët e kësaj partie që sot dorëzuan mandatet e tyre te pasardhësit politikë, duke thënë se me këtë u konfirmua se LDK-ja është shembull dhe kulturë për skenën politike të vendit.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se partia që ai drejton tregoi klasë dhe respekt.

Postimi i plotë:

“Falënderoj të gjithë zyrtarët e LDK-së, kryeministrin, ministrat, zëvendësministrat e stafin politik që sot me dinjitet dorëzuan detyrat e tyre pasardhësve politikë. Treguan klasë e respekt. LDK, me këtë kulturë dha shembull në skenën politike dhe institucionale të Kosovës.

I falënderoj të gjithë, gjithashtu, për shërbim ndaj vendit në kohë aspak të lehtë”, ka shkruar Abdixhiku.

Ndryshe, pas zgjedhjes së Qeverisë së re, sot janë bërë dorëzim-pranimet e detyrave nëpër ministri, si dhe ajo e dorëzim-pranimit të detyrës nga Avdullah Hoti te kryeministri i ri Albin Kurti nga radhët e partisë fituese të zgjedhjeve të 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

‘Basic Instinct’ i vitit 1992 restaurohet nё 4K nga Studiocanal

Studiocanal ka porositur restaurimin me teknologjinё 4K të trillerit erotik të Paul Verhoeven tё 1992 ‘Basic Instinct’, i cili...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img