E hënë, 19 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Abdixhiku: Euforia për Kurtin do të kalojë brenda pak muajsh, nuk mjafton më të jesh vetëm i pa korruptueshëm

Duhet lexuar

spot_img

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku thotë se politika do të përballet tash me problemet reale që ka Kosova.

Abdixhiku  thotë se Kosova do të ketë nevojë për shumë më tepër gjëra se luftimi i korrupsionit.
“Në Kosovë nuk do të mjafton të thuash se je i pakorruptuar dhe i pakorruptueshëm. Do të duhet të dish edhe çfarë po bënë. Jo vetëm të duash por edhe të dish. Këtu i shoh defektet e pozitës”, tha ai,

Ai thotë se problemet në vend Vetëvendosje i ka thjeshtëzuar shumë më tepër se që është e mundshme.

“E kuptoj që “qeni topall” në QKUK dhe një prokuror i vetëm kanë qenë simbolika, por problemet janë më të thella se simbolikat. Këtu e shoh fuqinë e vërtet të LDK-së…Euforia do të kalojë brenda tre katër muajsh, por njerëzit do t’i kenë problemet e njëjta. Do të kenë problemin si ta kalojnë muajin, problemin se çfarë mësojnë fëmijët në shkollë, problemin ku të dërgojë fëmijën për shërim. Këto do të jenë probleme reale. Më pas komplikohet diskutimi publik dhe vjen në pyetje alternativa opozitare. Unë besoj se LDK ka kapacitete”.

Abdixhiku thotë se loja politike në Kosovë do të ndryshojë.

“Nuk mjafton më të jesh vetëm i pa korruptueshëm”, tha ndër të tjera Lumir Abdixhiku

 



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Taylor Swift në studio duke punuar për albumin tjetër

Taylor Swift tashmë është duke punuar shumё në albumin e saj të ri të ri-regjistruar. Megastari i muzikës pop...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img