E diel, 18 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

Abdixhiku: Albin, opozita nuk nënshtrohet

Duhet lexuar

spot_img

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku kërkoi edhe njëherë nga kryeministri Albin Kurti, që të tërheq Ligjin për Zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë. Në seancën e sotme, ai tha se Kurtit opozita nuk nënshtrohet dhe se LDK e ka bërë pjesën e saj duke ofruar konstruktivitet në çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Ai tha se Kurti po bënë shantazh dhe synon të krijojë destablitet politik duke mos dashur të zgjidhë çështjën e presidentit

“Opozita nuk nënshtrohet Albin, gabohesh nëse konstruktivitetin tim e të LDK-së, e kulturën demokratike e ke keqkuptu. Gabohesh nëse imagjinon nënshtrimin e opozitës, e mashtron vetën, i mashtron qytetarët tanë që kanë votuar për të qeverisur, e mashtron edhe Vjosën që i ke premtuar ta bësh presidente, LDK e ka bërë pjesën e saj si një parti shumë e përgjegjshme, ju po e beni të vetmen gjë që dini të bëni, të krijoni kriza të vazhdueshme. Tërhiqe ligjin, mos na dërgo në zgjedhje”, tha ai.

Ai tha se veprimet e sotme nga ana Lëvizjës Vetëvendosje janë tregues të nxitjës së kriziës politike dhe llogaritje të qëllimshme për të prodhur jo stabilitet.

“Të bëjë thirrje Albin që të tërheqësh këtë ligj, dëgjo mirë, duhet të punojmë bashkërisht për këtë ligj, dhe jo vetëm aq por për të gjithë reformën zgjedhore, duam t’i japim mërgatës lehtësim për me votu, jemi me një vije me një mendje në këtë drejtim por mos e përdorë si shantazh mos e kërcëno opozitën, do t’i bëjëm të gjitha me kohë, hap rrugë, t’i formojmë fillimisht institucionet, t’i japim vendit stabilitet, të mirremi me pandeminë, me vaksinimin e qytetarëve tanë e të mirremi me rimëkëmbjen ekonomike, le të krijomë qetësi për njerëzit tanë”, tha Abdixhiku.

Ai tha se Kosova ka nevojë për reformë zgjedhore por sipas tij një reformë e tillë nuk bëhet natën dhe pa konsultim me opozitën dhe shoqërinë civile.

“Nuk bëhet reforma zgjedhore brenda natës, nuk bëhet natën, bëhet vetëm nëse e përdorë si shantazh, si kërcënim se qe çka ju pret në zgjedhje, dhe kështu po veprohet sonte. Lëvizja Vetëvenodsje dhe qeveria e Lëvizjës Vetëvendosje me veprimet e sotme kanë përjashtuar opozitën nga një proces i cili do të duhej të ishte rezultat i dakordimit politik dhe i punës së përbashkët të njerëzve tanë këtu në kuvend”, tha ai.

Partia në pushtet sot ka inicuar në Kuvend ndryshimet në ligjin mbi zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, për çka është kritikuar nga partitë opozitare dhe shoqëria civile që sipas tyre një gjë e tillë po bëhët me nguti dhe pa konsultim paraprak.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit sot kreu fluturimin e parё

TV Klan nga Shqipёria lajmёroi se sot ёshtё inauguruar Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Zayed-Flatrat e Veriut” si dhe është...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img