Hormonet seksuale ndikojnë në pamjen e një gruaje dhe niveli jonormal i tyre përveç se ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e organizmit (duke ndikuar në pamjen e jashtme), mund ta ul vetëvlerësimin dhe vetëbesimin e saj
Vetëvlerësimi është shumë i rëndësishëm në motivimin jetësor dhe suksesin në familje e karrierë.
Dihet që testosteroni është hormon mashkullor dhe estrogjeni është hormon femëror. Mund të duket e çuditshme, por edhe një grua, krahas hormoneve femërore, normalisht prodhon edhe hormone mashkullore, ashtu siç prodhon edhe një burrë hormone femërore.
Testosteroni është androgjen i cili luan rol në riprodhim, në rritje dhe në mbajtjen e trupit të shëndetshëm. Ky hormon te burrat prodhohet kryesisht në testikuj, kurse tek gratë e prodhojnë vezoret, gjëndrat mbiveshkore, qelizat yndyrore dhe qelizat e lëkurës.
Përgjithësisht, një grua e prodhon 1/10 deri 1/20 e sasisë së testosteronit që e prodhon organizmi i një burri, por disa gra mund të prodhojnë më shumë hormone mashkullore se sa gratë tjera.
Cili është funksioni i testosteronit në organizmin e një gruaje?
Testosteroni dhe hormonet tjera mashkullore luajnë rol të rëndësishëm në organizmin e gruas. Ndikojnë në:
– Shëndetin e eshtrave
– Gjinj
– Fertilitet (mbetja shtatzënë)
– Ciklin menstrual
– Epshin dhe kënaqësinë seksuale
– Mirëqenien e vagjinës
Organizmi i gruas shumë lehtësisht e shndërron testosteronin (dhe androgjenet tjera) në hormone seksuale femërore.
Normalisht edhe tek vajzat (ashtu siç ndodh edhe tek djemtë), gjatë pubertetit ndodhë një rritje e hovshme e prodhimit të hormoneve seksuale (testosteronit dhe estrogjenit). Kjo rritje vazhdon edhe kur ajo vajzë do të jetë një grua.
Dr. Rreze Serhati Morina
Endokrinologe
tel. 049667722