E mërkurë, 21 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

A mund të mësoni vërtet një gjuhë me aplikacionin Duolingo?

Duhet lexuar

spot_img

Duolingo është një uebfaqe dhe aplikacion për celularë për mësimin e gjuhëve tё huaja.

Pёrgjigja ёshtё se jo, nuk do të mund tё mësoni gjuhë me Duolingo. Sidoqoftë është një mjet i shkëlqyeshëm për t’ju ndihmuar të mësoni një të tillë. Mjeti i vetëm që mund t’ju mësojë një gjuhë në vetvete është shkollimi dhe praktikimi i asaj gjuhe.

Aplikacioni Duolingo për shembull tё ndihmon ta flasësh atë, në rastin e një udhëtimi, qё e luan rolin e njё fjalori elektronik.

Pёrdorimi i Duolingo-s është shumë i lehtë si pёr fёmijё ashtu edhe pёr tё rritur dhe nё tё keni një përmbledhje të qartë të përmbajtjes dhe opsioneve të ndryshme. Mirёpo nëse dëshironi të mësoni një temë të caktuar, atёherё nuk keni ndonjë qasje në të nëse nuk kaloni nëpër të gjitha detyrat e tjera.

Kompania Duolingo e themeluar nё 2011 me bazё nё SHBA, pёrdor moton: Duolingo ёshtё mënyra më e mirë e re për të mësuar një gjuhë. Të mësuarit me Duolingo është argëtues. Me tё fiton pikë për përgjigje të sakta, garon me kohën dhe ngritesh nё nivele mё tё larta.

Ajo qё i bёn pёrdoruesit tё varur nga Duolingo ёshtё se ai aplikacion i numёron ditёt me radhё tё pёrdorimit qё dmth se nёse njё ditё nuk e pёrdor, radha e ditёve kthehet nё zero, mirёpo jo edhe pikёt e fituara.

Nё anёn tjetёr me Duolingo ju mundёsohet mёsimi i kurseve nё 36 gjuhё tё ndryshme, pёrfshirё edhe gjuhёn klingon e cila gjuhё ёshtё bёrё pikёrisht pёr Klingonёt nё serinё Star Trek, pra qё nuk ёshtё gjuhё qё e flet njё popull i caktuar.

Me Duolingo nga anglishtja mund tё mёsosh pra gjuhёn spanjolle, frenge, gjermane, italiane, japoneze, kineze, ruse, koreane, portugeze, arabe, holandeze, suedeze, norvegjeze, turke, polake, irlandeze, greke, hebraike, daneze, hindi, çeke, esperanto, ukrainase, welshiane, vietnameze, hungareze, swahili, romane, indoneziane, havajane, navajo, klingon, valiriane, latine, skoceze dhe finlandeze. Pra siç po shihet gjuha shqipe ende nuk mund tё mёsohet nё kёtё aplikacion.

Përgjigja e shkurtër është se ju patjetër mund të mësoni disa gjëra nga ky aplikacion, por nëse doni të flisni rrjedhshëm një gjuhë – apo edhe tё bёni njё bisedë pa pengesa – ky nuk do të jetë i mjaftueshёm.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Apple prezantoi një iMac më të hollë me çip M1 dhe ngjyra të ndritshme

Koha ishte shumë e mirë në Kalifornia dhe dielli po shkëlqente, pak para se Apple të dilte jashtë dhe...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img