E diel, 18 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

A keni dёgjuar pёr kёtё ligj të çuditshëm në Mbretërinë e Bashkuar?

Duhet lexuar

spot_img

Ligjet nё Mbretёrinё e Bashkuar nga vitet 1300 janë akoma në fuqi dhe sistemi i tyre juridik është produkt shekullor i ligjeve që janë bërë, ndryshuar dhe anuluar.

Por disa mbeten nё fuqi pavarësisht thirrjeve që ato të shfuqizohen.  A keni dëgjuar se ështё e paligjshme të jesh i dehur në pijetore? Dhe e vërteta e çështjes është se ka të ngjarë qё pothuaj çdo britanik e ka thyer të paktën njёherё kёtё ligj.

Sipas nenit 12 të Aktit të Licencimit 1872, “çdo person i gjetur i dehur … në çdo ambient të licencuar, do të dënohet”. Kjo vepёr gjithashtu ёshtё një shkelje edhe sipas Ligjit të Policisë Metropolitane 1839 për mbajtësin e një shtëpie publike qё lejon tё dehur apo sjellje të çrregullta në lokal. Për më tepër, sipas Aktit të Licencimit tё vitit 2003, është shkelje edhe të shisni alkool tek një person i cili është i dehur, ose të merrni alkool për konsum nga një person i cili është i dehur.

Mirёpo, sipas disa tё dhёnave tё siguruara nga “alcoholchange-UK”, vetёm nё Angli në 2018, 82% e të rriturve pinin alkool në 12 muajt e fundit, me 49% të të rriturve duke pirë të paktën një herë në javë, pёrderisa me qindra mijёra anglez janё tё varur nga alkooli.

Britanikët dehen më shpesh se të gjithë të tjerët në botë, transmeton një studim global i ilaçeve. Sipas një raporti që shqyrton zakonet e pirjes së 36 vendeve vitin e kaluar, britanikët raportohet se deheshin mesatarisht 51.1 herë në një periudhë 12-mujore, e cila llogaritet pothuajse një herë në javë.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit sot kreu fluturimin e parё

TV Klan nga Shqipёria lajmёroi se sot ёshtё inauguruar Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Zayed-Flatrat e Veriut” si dhe është...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img