E diel, 16 Maj, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

A janë të shëndetshme patatet? Ja çfarë thonë dietologët

Duhet lexuar

spot_img

Ju i doni ato të skuqura, të pjekura apo si pure. Por a janë patatet të mira për ju? Dietologët e vlerësojnë vlerën ushqyese të tyre.

Patatet kanë qenë një prodhim kryesor që kur indianët Inca i kultivuan ato rreth vitit 8,000 p.e.s. Pasi spanjollët i sollën ato në Evropë në vitet e 1500-ta, patatet ngadalë filluan të bënin rrugën e tyre nëpër botë. Që atëherë kanë qenë një element kryesor diete.

Gjëja është se, ato janë vërtet të shëndetshme në varësi të mënyrës se si i përgatisni ato. “Unë jam një adhuruese e patates”, thotë Lisa Young, RDN, një profesoreshё ndihmëse e të ushqyerit në Universitetin e Nju Jorkut dhe autore e Finally Full, Finally Slim. “Perimet përmbajnë një sërë lëndësh ushqyese – përfshirë vitaminën antioksiduese C, fibra dhe kalium. Ato shpesh fajёsohen sepse janë me karbohidrate niseshteje, për të cilën shumë njerëz gabimisht mendojnë se çojnë në shtim peshe.”

Ngjyra e saj nuk i ndihmon kauzës së saj. “Ёshtë një perime e bardhë dhe ekziston një mit i vazhdueshëm ushqyes që çdo ushqim i bardhë është i keq për ju”, thotë Allison Knott, RDN, një specialiste e bordit të New York City nё dietetikën sportive. “Patatet në formën e tyre më natyrale nuk kanë yndyrë, sheqer të shtuar dhe janë shumë të ulëta në natrium.”

Mënyra të shëndetshme për të shijuar patatet

Kur bëhet fjalë për përgatitjen e patateve në një mënyrë ushqyese, keni kaq shumë mundësi. Mund t’i pjekni (në “skuqje”, nëse dëshironi), ose t’i avulloni në mikrovalë. “Mënyra ime e preferuar për të shijuar patatet është tё prera në kube tё vogla të hedhura me kripë deti, tё lagura me vaj ulliri, të pjekura në furrë”, thotë Siegel. “Gjithashtu i pёrziej ato dhe i shijoj gjithashtu të ftohura në sallata.”

Kur bëhet fjalë për patatet e pjekura, ato nuk janë vetëm një pjatë dytësore – ato mund të jenë një vakt i plotë. Mbushini ato me perime, fasule dhe djathë, për shembull.

Gjithashtu, ka shumё receta të shëndetshme të patates të aprovuara nga dietologёt qё ju mund t’i pёrdorni.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Inxhinieri francez dhe i biri, me kostumin e Shkodrës

Inxhinieri francez Agostin Briott, së bashku me të birin shihen të veshur me veshje shkodrane në një foto të...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img