E enjte, 22 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

A e bëni edhe ju këtë gabim të zakonshëm me frigoriferin tuaj?

Duhet lexuar

spot_img

Ka shumë gjëra që mund t’i gaboni kur bëhet fjalë për përdorimin e frigoriferit

Mbani pemë dhe perime në të njëjtën raft në fund të frigoriferit? Nëse po, do të mund të mendoni sërish për këtëi.

Në të vërtetë, është treguar se gazrat të cilat i liron ndonjë pemë shkaktojnë kalbje të shpejtë të perimeve.

Konkretisht, nëse vendosni banane afër brokolit, patates, shpargullit, panxharit, patëllxhanëve apo bishtajoreve, ato perime do të prishen më herët.

Gjithashtu, keni parasysh që nuk janë vetëm bananet problem, e njëjta gjë ndodh edhe me mollët, kivin, mangon, kumbullat, pjeshkat, kajsitë dhe dardhët.

Veç kësaj, është me rëndësi edhe të kujdeseni që artikujt e tjerë të jenë në pozicion të mirë duke pasur parasysh temperaturën, për shembull vezët duhet mbajtur në raftin e mesëm ku temperatura është konstante, ndërsa gjalpin dhe djathin mund t’i mbani në derë të frigoriferit.

Më e rëndësishme është që mishin ta mbani ndaras nga të gjithë artikujt e tjerë, në mënyrë që të mos kontaminohet.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

The Weeknd dhe Ariana Grande vijnё me pёrpunimin e kёngёs ‘ Save Your Tears’

Remixi i kёngёs 'Save Your Tears' i The Weeknd dhe Ariana Grande do të publikohet sonte mё 22.04.2021. Prodhuesi i...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img