E mërkurë, 21 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

8,236 raste aktive dhe 1,616 të vdekur nga coronavirusi

Duhet lexuar

spot_img

nstituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 70.185 raste nga 313.132 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.616 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 60.333 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.236.

“Numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave”, thuhet në njoftimin e IKSHPK.

IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

Instituti vlerëson se këto masa mund të ndërprejnë rritjen e numrit të rasteve, të parandalojnë mbingarkesën e hospitalizimeve dhe të parandalojnë rritjen e numrit të vdekjeve.

IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Angelina Jolie zbulon “të vërtetën” për mënyrën se si divorci nga Brad Pitt ndikoi në synimet e saj në karrierë

Angelina Jolie diskutoi për rolin e saj të ardhshëm në Those Who Wish Me Dead (Ata që më dëshirojnë...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img