E diel, 18 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

19-vjeçari italian Jannik Sinner arrin në finalen e Miami Open

Duhet lexuar

spot_img

Jannik Sinner, nga Italia, nё gjysmëfinalen e turneut të tenisit Miami Open, i cili u mbajt të premten mё 2 prill 2021, në Miami Gardens, SHBA mundi spanjollin Roberto Bautista Agut, me rezultat 5-7, 6-4, 6-4.

19-vjeçari italian u bë adoleshenti i katërt që arriti në finalen e meshkujve në Miami. Të tjerët janё: Novak Djokoviç, Rafael Nadal dhe Andre Agassi.

“Ёshtë bukur, por nuk do të thotë asgjë”, tha Sinner. “Rruga për të pasur një emër të madh është e gjatë. Nuk ka pёrfunduar ende asgjё. ”

Sinner, i cili zgjodhi tenisin pёrpara skijimit, po luan vetëm në veprimtarinë e tij të tretë të nivelit të lartë ATP. Kundërshtari i ardhshëm i Sinner do të jetë fituesi i gjysmëfinales së dytë ndërmjet kandidatëve Andrey Rublev dhe Hubert Hurkacz.

Djokoviç, Nadal dhe Federer e kaluan turneun, duke krijuar mundësi qё tё jenё gjysmëfinalistë. Secili po përpiqet të fiton titullin e parë në turneun ATP Masters 1000.

Fotografia nga: Lynne Sladky (The Associated Press).



SourceAP
spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit sot kreu fluturimin e parё

TV Klan nga Shqipёria sot lajmёroi se ёshtё inauguruar Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Zayed-Flatrat e Veriut” si dhe është...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img