E diel, 7 Mars, 2021
No menu items!

1 mijë e 548 të vdekur nga COVID-19

Duhet lexuar

Arsyet pse ecja ditore duhet të jetë në agjendën e gjithsecilit

Kur ecni, trupi lëviz këmbët në tre plane: vertikale, gjatësore, tërthore. Sa më i shpejtë të jetë ritmi i...

Policia franceze s’po i lejon njerëzit të shëtisin pranë lumit – shkak mosdistanca

Policia franceze i largoj njerëzit që po shëtisnin të shtunën pranë brigjeve të lumit Seine në qendër të Parisit...

Shkurte Gashi zbulon dhuratën speciale që mori nga partneri për ditëlindje

Në tetor të 2020-s mësuam se këngëtarja e njohur, Shkurte Gashi ishte në pritje të fëmijës së saj të...

Që nga 13 marsi i vitit 2020 në Kosovë janë infektuar me virusin korona 64 mijë e 768 persona.

Sipas të dhënave të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), 56 mijë e 344 persona kanë arritur që të shërohen nga infektimi me koronavirus.

Mirëpo janë edhe 1 mijë e 548 të tjerë të cilët kanë vdekur si pasojë e infektimit me SARS CoV2.

Ndërkohë që në vend janë 6 mijë e 876 raste aktive me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.868 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 249 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (42, 86 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (76 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 64.768 raste nga 271.493 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.548 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 316 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 56.344 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.876”, thuhet në njoftimin e fundit të IKShPK-së.

Më së shumti raste në 24 orët e fundit janë paraqitur në Komunën e Prishtinës. Sipas raportit të fundit, 116 raste janë paraqitur në Komunën e Prishtinës.

Ndërsa, Prizren 44 raste, Podujevë 12 raste, Ferizaj 11 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Gjilan 9 raste, Lipjan 8 raste, Pejë 7 raste, Deçan 6 raste, Skenderaj 5 raste, Gjakovë 4 raste, Suharekë 3 raste, Vushtrri 3 raste, Drenas 2 raste, Kaçanik 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Graçanicë, Istog, Kamenicë, Shtime dhe Viti./kp/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Arsyet pse ecja ditore duhet të jetë në agjendën e gjithsecilit

Kur ecni, trupi lëviz këmbët në tre plane: vertikale, gjatësore, tërthore. Sa më i shpejtë të jetë ritmi i...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -