Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se bazuar në rezultatet nga matjet e kryera deri më tani cilësia e ujit për pije është brenda standardeve të parapara.
Ndërsa IKSHPK tërheq vërejtjen se uji i puseve të pambrotjura janë me rrezik të lartë për kontaminim.
“Bazuar në rezultatet nga matjet e kryera deri më tani cilësia e ujit për pije është brenda standardeve të parapara me UA 16/2012, cilësia e ujit për konsum nga njeriu. Vlera e shtuar e turbullirës ndikon në procesin e ngadalësimit të trajtimit të ujit dhe rrjedhimisht zvogëlimin e kapacitetit prodhues (zvogëlim i sasisë së ujit të përpunuar), andaj kompanitë për arsye të pamundësisë së prodhimit me kapacitet të plotë janë të detyruar të aplikojnë restrikcione me orar të caktuar. Në këtë situatë qytetarët duke dashur që të kenë furnizim 24 orë me ujë detyrohen të gjejnë alternativa për furnizim nga burimet tjera të ujit”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë
Duke pasur parasysh shqetësimet e ngritura për cilësinë e ujit për pije, si rezultat i reshjeve të dendura të shiut, IKSHPK/QU ka sforcuar monitorim e cilësisë së ujit për pije, gjatë kësaj periudhe.
Bazuar në rezultatet nga matjet e kryera deri më tani cilësia e ujit për pije është brenda standardeve të parapara me UA 16/2012, cilësia e ujit për konsum nga njeriu.
Vlera e shtuar e turbullirës ndikon në procesin e ngadalësimit të trajtimit të ujit dhe rrjedhimisht zvogëlimin e kapacitetit prodhues (zvogëlim i sasisë së ujit të përpunuar), andaj kompanitë për arsye të pamundësisë së prodhimit me kapacitet të plotë janë të detyruar të aplikojnë restrikcione me orar të caktuar.
Në këtë situatë qytetarët duke dashur që të kenë furnizim 24 orë me ujë detyrohen të gjejnë alternativa për furnizim nga burimet tjera të ujit.