E premte, 23 Prill, 2021
No menu items!
spot_imgspot_img

​Hoti liroi nga detyra dy zëvendëskryemistra dhe katër ministra

Duhet lexuar

spot_img

Para konstituimit të seancës parlamentare të legjislaturës së tetë, Qeveria në detyrë ka liruar nga detyra dy zëvendëskryeministra dhe katër ministra.

Këshilltarja për media e kryeministrit në detyrë, Antigona Baxhaku, ka konfirmuar për KosovaPress, se sot janë liruar nga detyra Besnik Tahiri- zëvendëskryeministër, Driton Selmanaj – zëvendëskryeministër, Agim Veliu – ministër, Anton Çuni – ministër, Vlora Dumoshi – ministre, Besian Mustafa ministër.

Që të gjithë këta ishin deri sot anëtarë të kabinetit të Qeverisë Hoti në detyrë, të cilët janë betuar si deputet në seancën e sotme konstituive.

Ndërsa, edhe kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, është rizgjedhur deputet për legjislaturën e tetë, por ai pritet të betohet pas dorëzimit të detyrës, pasardhësit të ri, kryeministrit të ri.

Ndërkohë që Besnik Tahiri ka shkruar lidhur me betimin e tij si deputet i legjislaturës së tetë ku ka shkruar se besimin e marrë do ta kthej në punë e përkushtim në shërbim të qytetarëve dhe vendit.

“Sot, bëra betimin e deputetit në Legjislaturën e Tetë (VIII), të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Besimin e marrë, do ta kthej në punë e përkushtim në shërbim të qytetarëve dhe vendit. Është me interes, që ta ruajmë e konsolidojmë demokracinë, duke ballafaquar shumicën me ide, kritikë, por edhe me kontribut për vendin. E kundërta, po ndodh me fituesit e zgjedhjeve, e cila ka zgjedhur të veprojë shkëputur e ndaras, në vend të koordinimit e bashkëpunimit, duket se ka zgjedhur përjashtimin. E pranojmë fituesin, por jo logjikën e dominimit. E kemi të pamundur dhe refuzojmë, që të bëhemi pjesë e një kulture politike arbitrare”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Largimin nga Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni e ka quajtur mbyllje me krenari. Ai thotë se rrugëtimin e tij po e fillon me rrugëtimin e radhës që t’i kontribuoj Kosovës.

“Sot, po mbylli me krenari edhe një kapitull të radhës, për punën time në cilësinë e Ministrit të Mbrojtjes. Një kapitulli që kishte në mision të avanconte ushtrinë e shtetit më të ri, të rriste vlerat e integritetit dhe transparencës për t’a ngritur atë përkrah aleatëve tanë; për të dhënë kontributin tonë historik, për t’i kthyer mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer partnerëve që na mbështetën në luftën për liri; dhe për t’a bërë Kosovën faktor me rëndësi në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Po në të njëjtën ditë, po e hapi një kapitull të ri, për të vazhduar rrugëtimin për të përfaqësuar dinjitetshëm secilin qytetar; e njëkohësisht, për të punuar me përkushtim, për të realizuar ëndrrën për anëtarësimin në strukturat Euro-Atlantike. Por Sot, përsëri në këtë ditë, po filloj rrugëtimin e radhës, që të kontribuoj t’a bëjmë Kosovën, siç e meriton secili nga Ju, një vend ku vlerat dhe integriteti, janë kryefjala. Rrugëtimin në të cilin gjeneratës që po rritet do t’i reflektojmë frymën e respektit dhe bashkëpunimit; kulturën e lartë parlamentare si vlerat më fondamentale të demokracisë; ndërkohë, me pasionin emblematik, do të kërkoj llogaridhënie e transparencë, për të siguruar një pushtet kualitativ dhe të kontrolluar përmes mekanizmave të demokracisë. Të dashur qytetarë, ju faleminderit deri në përulje të gjithë Juve që më keni dhënë privilegjin e jashtëzakonshëm për të ju përfaqësuar; për të dhënë betimin e radhës, që me nderin dhe përgjegjësinë më të lartë njerëzore dhe profesionale, t’i shërbej Atdheut”, shkroi Quni.

Për largimin e tij nga posti i ministrit të Bujqësisë ka shkruar edhe Besian Mustafa.

“Duke filluar nga sot, do ta vijoj kontributin tim duke e përfaqësuar zërin tuaj në Kuvend. Periudhën e kaluar isha i angazhuar si Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, detyrë të cilën e mora me krenari dhe e kreva me përgjegjësi. Gjatë kësaj periudhe jo edhe aq të lehtë, bashkë me ekipin tim arritëm t’i përmbyllim një varg sfidash, të reja por edhe të trashëguara. Arritëm ta shlyejmë borxhin që pati akumuluar Ministria ndaj fermerëve, që këta të fundit të kenë mjaftueshëm mjete financiare për t’i kryer obligimet ditore. Për më tepër, arrita t’i dyfishoj subvencionet që fermerët më lehtë ta përballojnë pandeminë Covid-19. Për të njëjtën arsye, siguruam edhe lëvizjen e lirë të fermerëve atëherë kur lëvizja e gjithsecilit ishte e limituar, me arsye që fermerët t’i kryejnë obligimet që kanë… Faleminderit institucionit të cilit i shërbeva, Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe secilit një nga një nga zyrtarët e ministrisë të cilët do t’i mbaj mend dhe do t’i bartë si një kujtim i një angazhimi kuptimplotë dhe të sinqertë”, ka shkruar ai.

Edhe Vlora Dumoshi që ishte në krye të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporti (MKRS) ka treguar për largimin e saj nga ky dikaster.

“Nga sot, udhëtimi im është̈ në Kuvendin e Republikës së Kosovës. E konsiderojë jetike. Këtë detyrë më dhanë qytetarët. Besimi nuk duhet zhgënjyer. Për mua është i shenjtë̈. Këtë përgjegjësi, për aq sa zgjat do ta bëj në reflektim e zhvillim vendi. Ska si ndryshe. Krejt në fund, LDK është themeli i këtij vendi. LDK është lidhja jonë e përbashkët”, ka shkruar Dumoshi.



spot_img
spot_img

Lajmet e fundit

U vaksinua kundër COVID-19, Era Istrefi tregon se a ka ndonjë simptomë

Era ka marrë vaksinën e Pfizer. Këngëtarja e njohur Era Istrefi gjatë ditës së djeshme njoftoi se është vaksinuar kundër...

Më shumë artikuj si kjo

- Advertisement -spot_img